Vrasja e dy policëve në 1998 dhe arratisja në 2007/ Kush është i shumëkërkuari Dritan Rexhepi

Ishumëkërkuari Dritan Rexhepi është arrestuar ditën e sotme në Stamboll. Lajmi është konfirmuar për mediat turke, teksa mësuar se Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Zanafillën e historisë së tij kriminale Rexhepi e ka në vitin 1998, ku akuzohet se vrau 2 policët Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Gati një dekadë më pas ai u arrestua në 2007, por mesa duket planet e tij ishin të tjera, pasi vetëm pas pak ditësh u arratis nga Policia e Durrësit.

Që prej asaj kohe Dritan Rexhepi ka hyrë e ka dalë disa herë nga Shqipëria. Sipas raporimeve Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj. Ky dokument tregon se:“…ka rezultuar se në datën 8.08.2014 në kuadër të një operacioni antidrogë “Balance” të zhvilluar në Ekuador, përveç shtetasve ekuadorianë është arrestuar dhe shtetasi shqiptar Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet e bëra nga Departamenti i Krimit të Organizuar në sistemin TIMS, rezulton se ky shtetas i identifikuar me emrin Lulzim Murataj, është personi i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar, Dritan alias Gramos Rexhepi ose “Dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT