Zbardhet dokumenti, një tjetër kryebashkiak socialist drejt shkarkimit , rezulton i dënuar me burg

Duket se bashkia e Kuçovës do shkojë sërish drejt zgjedhjeve, pasi kryetari Kreshnik Hajdari rrezikon të shkarkohet.

Mësiohet se shkal për shkarkimin e Hajdarit mund të bëhet Dekriminalizimi, pasi rezulton që kryebahskiaku nuk ka deklaruar një dënim.  Sipas një dokumenti të mbërritur në KQZ, Kreshnik Hajdari rezulton të jetë dënuar penalisht në vitin 1999 për akuzën e “Hyrjes në teritorin Grek në mënyrë të paligjshme”. Kryebashkiaku rezulton të jetë i dënuar me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë, në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës.

Vendimi është tashmë në duart e KQZ-së prej disa ditësh dhe të martën në 14 nëntor KQZ do të zhvillojë një seancë diskutimi publike për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengonte për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ka qenë i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcakonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Ndërkohë Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit” por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Sipas ligjit të dekriminalizimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t’u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Do të jetë KQZ që do në seancën e diskutimit publik të së martës do të vendosë për materialin hetimor të dërguar nga Zyra e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për socialistin Kreshnik Hajdarin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT