Zemra e tradhtoi sërish sulmuesin! “Kartela” e Dwamena, hera e tretë që rrëzohet në fushë

Raphael Dwanena, sulmuesi i Egnatias ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi pësoi një kolaps total teksa në minutën e 24-të u rrëzua në fushë pa ndenja, gjatë sfidës më Partizanin.
Siç mediat raportojnë kjo nuk është hera e parë që Dwamena shfaq probleme me zemrën, madje në 2019 është këshilluar të linte futbollin. Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin.
Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi kërkoi një “jetë të dytë” në elitën e Shqipërisë. Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.
Dwamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.