Berisha i bashkohet protestuesve dhe pritet me ovacione, 700 efektivë “blindojnë” Kryesinë

Ka mbërritur pak minuta më parë para Kryesisë së Kuvendit Sali Berisha ku është pritur me ovacione nga protestuesit.

Kujtojmë se në po të njëjtin vend  në 12:00 do të nisë edhe protesta e paralajmëruar më herët nga Rithemelimi.

Ndërkohë që brenda në Kryesi Këshilli i Mandateve është mbledhur për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit është “blinduar” nga 700 efektivë nga policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare të cilët janë të gatshëm për të shmangur çdo përplasje të mundshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT