Çfarë do ndodhë me Sali Berishën? Gjyqtarja Irena Gjoka vendos….

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e shtunë, 30 dhjetor në orën 12:00, teksa shkak është bërë kërkesa e avokatëve të ish-kryeministrit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kështu Gjykata vendosi shtyrjen për t’i dhënë mundësi avokateve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.
SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.