Çfarë nuk u pa nga 6 minuta Kuvend? Zhupa dhe Vokshi garë kush bën më mirë kameramanen për Berishën

Deputetet demokrate Ina Zhupa dhe Albana Vokshi i kanë asistuar ish-kryeministrit Sali Berisha në përcimin e mesazhit nga ambientet e brendshme të Kuvendit.

Kujtojmë se sot Kuvendi ka votuar me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit demokrat.

Pamjet e kapura nga LSA, tregojnë qartë pamjet nga “gara” mes deputeteve.

Ndërsa Berisha ka preferuar ato, në vend të Nikollës, e cila si kryetare Kuvendi i ka dhënë të drejtën e fjalës ish-kryeministrit për t’u mbrojtur në seancë para kalimit në proces votimi të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT