Deputeti i grupit “Bardhi”: Berisha ka shumë gjynahe, i kanë rënë kreditet

Deputeti i PD, Dash Sula tha se Sali Berisha ka shumë gjynahe dhe i kanë rënë kreditet.
Por sipas tij, me gjithë të metat dhe mëkatet e tij në të shkuarën, Berisha nuk është e keqja më e madhe e vendit.
Sipas tij e keqja më e madhe sot është mazhoranca që ka kapur gjithçka dhe është e zhytur në korrupsion.
Për Sulën, pa Berishën, opozita nuk e gjen dot zgjidhjen e ngërçit ku ndodhet, pasi ky i fundit ka pas shumicën e popullit opozitar.
“Po ndodh një fenomen që lideri i kësaj shumice opozitare po izolohet. Ka mëkate s’ka mëkate është tjetër gjë, por të shikosh sot të keqen më të madhe një 80-vjeçar që ka 10 vjet që nuk është në pushtet, që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e vendit kur sot e dimë çfarë ndodh me korrupsionin në këtë vend.
Problemi më i madh nuk është opozita, është mazhoranca që po kontrollon gjithçka në këtë shtet.
Berisha ka gjynahet e veta, ka dritëhijet e së kaluarës por nuk është e keqja më e madhe. Për mua i përket të shkuarës, i kanë rënë kreditet, por pa të nuk ka zgjidhje se ka një popull opozitar prapa”, tha Sula.