Dështon seanca për “Gërdecin”/ Shkëlzen Berisha nuk paraqitet, çfarë dëshmoi Aldo Bumçi për djalin e ish-kryeministrit

Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit Për këtë arsye, seanca e sotme është shtyrë, për t’u mbajtur më 27 dhjetor, në orën 09:00.
GJKKO-së argumento ise nuk i ka ardhur njoftimi, se Shkëlzen Berisha ka dijeni për thirrjen për të dëshmuar në seancë dhe kërkoi që t’i vihet tjetër adresë banimi në dispozicion. Nga ana tjetër, të pranishëm në këtë seancë ishin dy ish-ministrat Fatmir Mediu, dhe Aldo Bumçi.
Ish-ministri Aldo Buçmi shpjegoi të gjithë procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.
Po ashtu, Bumçi dha shpjegime edhe për një shkresë nga Ministria e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes, me anë të faksit, duke mohuar që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.
Bumçi pranoi se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha por se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.