FOTOLAJM / Edhe Dash Sulës i dështon protesta, Garda i sekuestron preshin!

Deputeti i opozitës Dash Sula shkoi në Kuvend i veshur si mjek dhe me presh në durar.
Sula tha se është paraqitur me këtë veshje për t’i dhënë mesazh mazhorancës dhe të gjithëve se aksioni i opozitës nuk është për interesa personale, por për vendosjen në vend të të drejtave të tyre kushtetuese.
Por ashtu si Berishës, edhe Sulës i ka dështuar protesta. Tufa e preshit i është sekuestruar nga Garda para se të hyjë në Kuvend.