FOTOT/ Berisha zyrtarisht në arrest shtëpie, 4 oficerë të BKH e të krimit ekonomik në banesën e tij. Për 25 minuta i komunikuan vendimin e GJKKO

Duke nisur nga ora 15:00 ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të kompleksit ‘Partizani’Në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik të cilët i komunikuan masën e arrestit shtëpiak.

Ish-kryeministri i priti në banesë dhe komunikimi zgjati rreth 25 minuta./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT