FOTOT/ Ngrihet për herë të parë flamuri kuqezi në qendrën e NATO-s në Itali: Përfaqësim dinjitoz…!

Flamuri kuq e zi u ngrit për herë të parë, për të nderuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Poggio, Renaticio, Ferrara, në Itali. Ministria e Mbrojtjes ndau foto në Facebook nga kjo ceremoni.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi ngritjen e flamurit përfaqësim dinjitoz të forcave tona, në të gjitha misionet përkrah vendeve partnere.

Postimi i Ministrise se Mbrojtjes: 

Flamuri kuq e zi u ngrit për herë të parë, për të nderuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Poggio, Renaticio, Ferrara, në Itali. Përfaqësim dinjitoz i forcave tona, në të gjitha misionet përkrah vendeve partnere!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT