“Gati të hapim negociatat”/ Varhelyi takim “kokë më kokë” me Ramën: Diskutuam për hapat drejt BE

Kryeministri Edi Rama dhe Oliver Varhelyi Komisioneri i Zgjerimit për BE-në kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim në kuadër të takimit samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Sipas një postimi në rrjetet e tij zyrtare Varhelyi thotë se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit.
Varhelyi shpreh në statusin e tij gjithashtu se BE është gati të hapi negociatat me Shqipërinë.
“Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.