Gjykata e Lartë ktheu “vulën” e PD-së në Apel/ Reagon Lulzim Basha: Drejtësi e vonuar

Per Partinë Demokratike zyrtarë që drejtohet nga Lulzim Basha, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu çështjen e vulës dhe logos në Apel është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar.
Me anë të një reagimi, Basha shprehet se Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar per çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagim.