Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë/ Reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë.
Në konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se është e drejtë e kësaj gjykatë që të “qëmtojë”, siç tha ai një marrëveshje para ratifikimit.
“Është e drejta e GJK është e sanksionuar në kushtetutë, detyra e GJK për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të shtuar. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.
Kujtojme që Gjykata Kushtetuese diten e djeshme vlerësoi si të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës. Kjo marrëveshje ishte planifikuar të votohej sot në Parlament, por për shka të pezullimit u hoq nga rendi i ditës.
Në padinë e opozitës, kërkohej pezullimi i miratimit, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.