Gjyqi për “Gërdecin”/ Shkëlzen Berisha tregon arsyet pse nuk u paraqit në seancën e sotme

Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pasi nuk u paraqit në seancën e sotme gjyqsore, për tragjedinë e Gërdecit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se nuk ëhstë njoftuar nga Prokuroria e Posaçme se sot duhet të paraqitej në gjyq. Ai thekson se ka depozituar në SPAK, numrin e telefonit dhe adresën e saktë të banesës së tij, ku sipas tij, më herët i kanë mbarritur kërkesat e ngjashme.

“Ne lidhje me disa raportime mediatike për ‘mos paraqitjen’ time si dëshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për te dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe janë qartaz ne funksion te qëllimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme qe janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne dëshminë e dhëne para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me te marre ftesën!”, thekson Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT