I hiqet imuniteti Sali Berishës, “hapet rruga” për arrestim. Seanca mbyllet për 9 minuta, ja si u votua

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 75 vota pro heqjen e imuniteti të deputetit Sali Berisha, duke i hapur kështu rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e kreut të PD.
Zyrtarisht seanca plenare zgjati vetëm 6 minuta, ndërkohë që maxhoranca votoi njëzëri kërkesën e SPAK, që kërkonte heqjen e imunitetit për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.
Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.