“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit”/ Çfarë deklaroi Shkëlzen Berisha para Gjykatës për “Gërdecin”

Është zbardhur dëhsmia që Shkëlzen Berisha dha pak më parë në Gjykatën e Posaçme, në lidhje me çështjen mbi tragjedinë e Gërdecit.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar se në ditën e tragjedisë ndodhej jashtë vendit dhe për ngjarjen e ka marrë vesh nëpërmjet mediave apo komunikimit me familjarët e tij. Ai ka pohuar njohjen me Aldo Bumçin, ministër i Drejtësisë në atë kohë, dhe Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes.

“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare.

Për faksin e mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë me shënimin ‘për z. Shkëlzen Berisha’ kam marrë dijeni nga media. Faksi nuk është nisur nga adresa ime dhe as ka mbërritur në adresën time. Mënyra më e mirë për ju (i drejtohet prokurorëve te SPAK) është ta gjeni cili e ka bërë. Nuk kam bërë ndonjë kallëzim për këtë fakt, pasi nuk kam pasur arsyem di që Bumçi ka bërë një kallëzim për ‘falsifikim’. Fatmir Mediun e njoh që prej vitit 1994.”-ka deklaruar Shkëlzen Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT