KAOS para Parlamentit/ Opozita përleshet me Gardën, socialistët shijojnë “shfaqjen” mes të qeshurave

Ashtu siç pritej, ende pa nisur seanca plenare  hyrja e Kuvendit u kthye në një arenë përplasjesh.

Pasi deputëtët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë nga Garda për shkak se janë të prjashtuar, ata janë përplasur fuizikisht me gardistët. Megjithatë, jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe deputetë të Partisë Socialiste, pasi u mbyll dera nga Garda për ligjvënësit e opozitës.

Mes ligjvënësve të mazhorancës, jashtë mbetën Milva Ekonomi, Elisa Spiropali, Delina Ibrahinmaj, Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka. Teksa kjo e fundit dhe Koltida Bushka ka tentuar të hyjë në Parlament, deputetët e opozitës nuk e kanë lejuar duke.

 “Hajdutët brenda, të ndershmit jashtë”, iu drejtua Gazment Bardhi, duke u bllokuar derën.

Socialistët që mbetën jashtë, në ndryshim nga kolegët e tyre, nuk kanë tentuar të hyjnë në sallë, por kanë vazhguar nga larg se çfarë po ndodhte, mes të qeshurave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT