Kur do arrestohet Sali Berisha? Përfundon seanca në GJKKO, ja kur shpallet vendimi

Ka përfunduar në gjykatën e Posaçme kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për masën e sigurisë për ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

GJKKO do të dalë ditën e nesërme në orën 15:00 për shpalljeve e vendimit, për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Ndryshimi i masës së sigurisë për Berishën, do të behet me kërkesë të SPAK, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi masën e parë, duke mos u paraqitur në Gjykatë. Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.

Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT