Kuvendi i hoqi imunitetin/ Berisha mbledh kryesinë e PD: Jemi në kohë të jazhtëzakonshme…

Pak orë pasi Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e partisë.

Në fjalën e tij, Berisha  u shpreh se imuniteti iu hoq, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që, sipas tij, regjimi të mos përballet me opozitën.

“Kjo mbledhje kryesie zhvillohet në momentet më të jashtëzakonshme të historisë së forcës tonë politike. Momente kur regjimi i bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, pasi e demaskuam dhe e demaskojmë çdo ditë për lidhjen me krimin.

Mendoj se zgjidhja e këtij demaskimi është arrestimi i kryetarit të PD me të cilin Edi Rama dhe kushdo tjetër e ka të qartë se nuk mund të bëjë pazare dhe me të cilin ai nuk përballon dot betejë.

E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, po për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë kaluam një periudhë të vështirë, por përsëri megjithë vështirësitë e mëdha, megjithë forcë e korrupsionit, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare kjo nuk ndodhi.

Opozita erdhi duke u fuqizuar gjithë e më shumë. Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë. Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë. Edi Rama është një hajdut dhe diktator.”– tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT