Lufta në Ukrainë drejt fundit? New York Times: Putin është i hapur për një armëpushim

Pas thuajse dy vitesh, lufta mes Ukrainës dhe Rusisë mund të përfundojë së shpejti.

Kështu raporton “The New York times”, duke cituar se presidenti Vladimir Putin ka thënë privatisht se është i hapur për një armëpushim në Ukrainë, pavarësisht se publikisht shefi i Kremlinit tha se nuk do të tërhiqet nga konflikti.

Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe më shumë se 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Putin ka shprehur që nga shtatori se ai është i hapur për të ndaluar luftimet, duke cituar dy ish-zyrtarë të lartë rusë afër Kremlinit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Rusia nisi sulmin e armatosur ndaj Ukrainës fqinje më 24 shkurt 2022 dhe shpejt arrit të pushtojë pjesë të mëdha të vendit. Megjithatë forcat ukrainase u përgjigjën, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve përmes fondeve dhe ndihmave ushtarake duke detyruar Rusinë të tërhiqej nga rajonet e saj veriore.t

Back to top button
LAJMET E FUNDIT