“Më treguan një vendim gjykate”/ Ish-ministri Beqja tregon pse iu kontrollua shtëpia

Ish-ministri i Shëndetësisë ka folur pasi ka dalë nga SPAK, ku u paraqit në respektim të masës “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Duke folur për gazetarët, Beqja mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompanitë farmaceutike. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë interes financiar sa i takon sipërmarrjeve farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër. Ndër të tjera, ish-minsitri deklaro ise nuk ka telefonuar avokatin.
“Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje.
U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën e bënë kontrollin, më treguan një vendim gjykate në procesin e një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër”– tha Beqaj.