Merr fund pengmarrja në burgun e Peqinit, i burgosuri telefonon Top Channel dhe tregon ngjarjen

Ka marrë fund pengmarrja e ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku autor kishte Sokol Mjaçajn.

Në një bisedë telefonike nga ky institucion i mbyllur i një prej të burgosurve me gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, është konfirmuar përfundimi i kësaj ngjarjeje të pazakontë.

“Mori fund pengmarrja, e pamë me sytë tanë që e nxorën nga atje. Nuk e dimë se me çfarë mënyre e ka marrë armën. Se thonë ca që ia mori gardianëve, nuk kanë gardianët armët këtu.

Personat e prekur nga kjo ngjarje nuk kishin shoqëri me Mjaçajn. Ai ishte në sektorin 2 kati 2, kur zbriti për ajrim mori armën me vete dhe i shkoi te dritarja dhe i qëlloi.

Me 100% është një ngjarje e porositur, me pagesë. Se erdhi para 40 ditësh tek sektori 1 në kat të 2, ka disa muaj që kërkon info dhe donte të vinte në sektorin ku ishim ne. Në këtë sektor ose ka pasur një mbështetje, se nuk kërkohet transferimi në një sektor tjetër, ose kam një shok, ose kam ndonjë punë si këto.

I thoja drejtorit mos e sillni këtu atë, se ne këtu i dimë gjërat, se ky lloj grupi njerzish jemi,” tregoi i burgosuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT