“Na jepnin bukë me vaj e sheqer”/ 7 ditë në grevë uri, shqiptari nga burgu i Korfuzit: Ka arritur aty ku nuk mban më

Rreth 60 burgosur shqiptarë në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit janë futur në grevë urie prej 7 ditësh. Shkak për nisjen e grevës së urisë, është bërë mënyra se si ata trajtohen nga administrate e burgut dhe gardianët grekë. Nga qelia, ata denoncojnë se po diskriminohen sepse janë shqiptarë, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten.

Në një lidhje telefonike nga qelia e burgut, Arbeni tregoi për “Shqipëria LIVE” vështirësitë me të cilat ai dhe personat që vuajnë dënimin në të njëjtin burg, përballen çdo ditë. Ai përmendi mungesën e ushqimit dhe të higjenës, por dhe diskriminimin për lirimin me kusht. Ai tregoi po ashtu se nuk kanë as ujë të pijshëm.

“Sot është dita e 7 që jemi në grevë urie. Kanë probleme shumë persona. I fundit ishte sot paradite që u dërgua në spital me urgjencë. Në përgjithësi gjendja nuk është mirë, normale 7 ditë pa bukë. Problemet tona sa kanë ardhur e janë shtuar. Jo lufta, jo çmimet për ushqimët janë rritur na thonë. Gjëa kryesore ushqimi, ata na ulin racionet, na japin sa për ta mbajtur shpirtin gjallë. Bukë me vaj e sheqer hamë. Detyrohemi të blejmë vetë ushqim. Pastaj higjena, zëre se nuk ka. Blejmë vetë produktet për higjenën, shampo, ilaçet për rrobat, për të larë qelitë. Kjo nuk është vetëm për shqiptarët. Sot na janë bashkuar edhe kombësi të tjera, kushtet janë keq për të gjithë të burgosurit. Ose nuk mban më si i thonë. S’kemi as çarçaf, as batanije, asgjë, i sigurojmë vetë me familjarë e miq. Këtu kam 5 vite. Kur erdha në fillim, më rahën pastaj jam sëmurur nga lagështia keq. Pothuajse 90% e të burogsurvë janë me romatizëm.

Ne i kemi bërë të gjitha kërkesat, të gjitha dokumentet por avokatët na i kanë refuzuar. Kur një pranoi, nuk e di e trembën apo çfarë, apo nuk erdhi më. Në letrën e fundit ia çuam Prokurorisë, i bëmë kërkesë të na tregonin se çfarë ndryshimi kanë bërë kur u bë një javë që ne filluam grevën. Këtu po bëhët e pamundura për ta izoluar rastin që mos bëhet publike. Ne jemi të izoluar, nuk kemi kontakt me asnjeri deri tani. Mediat këtu nuk i marrin përsipër ankesat tona se këtu janë të gjithë të lidhur.

Këtu diskriminimi bëhet me çdo kombësi përveç se grekëve. Për lirimin me kusht nxjerrin gjithmonë diçka për të mos na liruar. Ketu mund të jenë 160 veta, më shumë se 60 veta janë në grevë. Në fillim kanë hyrë në grevë 122, ku shumica janë shqiptarë.”– tha i burgosuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT