“Naimi ishte nën presion për të vrarë Liridonën”/ Avokati: Çështjen do e hetojë një prokurore serbe

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, që shokoi mbarë opinionin.
Krimi mbetet i rrethuar nga misteri, teksa ende nuk dihet motivi se përse Naim Murseli mund të ketë planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Teksa qarkullojnë shumë teori për këtë, avokati Tomë Gashi deklaroi se vetëm hetimet e prokurorisë mund ta zbardhin këtë ngjarje. Duke folur në “Breaking”, ai tha se tashmë çështja do i kalojë një prokuroreje serbe, e cila pavarësisht nënshtetësisë, do duhet të bëjë një punë profesionale.
“Asnjë prej teorive që përfliten nuk është e vërtetuar. Ka pista hetimi, por janë teori që kanë dalë nga njerëz që kanë pasur mundësinë të diksutojnë. Të 3 të akuzuarit ndodheshin në të njëtin paraburgim, ndërsa tani janë tranferuar në burgje të ndryshme. Mund të jenë vendosur dhe përgjues tek ta për të zbuluar më hsumë detaje mbi ngjaren, apo për të marrë ndonjë informacion të ri. Gjithçka pritët të zbardhet nga hetimet. Megjithatë, ka një gjë të keqe sepse po ndërrohen prokurorët. Pritët që t’i kalohet një prokuroreje me nënshtetësi serbe, megjithëse ata janë profesionistë dhe të pavarur. Kjo është prokurore e departamentit të krimeve të rëndë, nuk shihet nënshtetësia por vetëm profesionalizimi i saj. E mira do ishte që në këtë rast të rëndë, të mblidhen disa prokurorë, jo vetëm një.
Kam dëgjuar disa deklarime të babait të Shabanin Murselit, ku ka thënë që djali i tij ka qenë nën presion të madh për të kryer vrasjen. Do duhet që pas këtyre deklaratave, të merrej menjëherë në pyetje për atë se çfarë ai di. E po ashtu, do duhet të ndaloheshin që njerëzit të bënin deklarat të tilla.
Naimi ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit, teksa Pacolli ka qenë mistër. Por pikëpyetje ngre fakti që Naimi ka foto me shumë persona të famshëm e të fuqishëm, kryeministra, vip-a, madje ka qenë tek dasma e vajzës së presidenti më të fuqishëm, ka qenë në dasmën e vajzës së ish-presidentit Donald Trump. Si është e mundur që një njeri i thjeshtë ka pasur kaq shumë akses? Megjithatë, duhet menduar se ai që ia ka mundësuar këtë akses, nuk do të thotë se është i përfshirë në gjëra të paligjshme.
Kemi parë dhe një deputët suedez që kanë dalë dhe ka thënë se e ka njohur shumë mrië Naimin dhe kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë dhe ishte i shokuar. Madje, ky deputeti ka zhvilluar takim me Naimin dhe presidenten Osmani.”– tha avokati.