“Nuk e zgjata shumë për Greqinë”/ Rama tregon diskutimet e Samitit të Berlinit: Kemi fituar respekt

Kryeminsitri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka folur për dikutimet në Samitin e Berlinit, të mbajtur dje.
Rama tha se është vlerësuar puna e bërë nga Shqipëria deri më tani ëpr anëtarsimin në Be, ndërsa u ndal edhe tek çështja me Greqinë. Pavarësisht kërcënimeve të njëpasnjëshme nga Athina zyrtare për t’u bërë pengesë për integrimin, Rama tha se nuk e sheh të lidhur me negociatat, por si një problem që duhet ta zgjidhin dy palët.
Kryeministri e cilësoi Greqinë si “një partner strategjik i Shqipërisë, me të cilën duhet të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin.”
“U diskutuan perspektivat tona për në BE. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat për përmbushjen e skanimit të procedurave dhe tregjeve tona. Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë.
Kam prekur çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me BE si një marrëdhënie që bazohet tek një religjion i përbashkët, si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë se dielli lind andej nga perëndon, si një mision dhe borxh historik ndaj gjeneratave të tjera, dhe patjetër si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim cdo vështirësi dhe për të kapërcyer cdo pengesë.
Është trajtuar edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh në fakt krijojnë ekspertimet e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve. Është e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata që do të thotë hyn në një fazë të shtet bërjes evropiane, duke përfituar përditë nga transferimi dijes së BE të pengohet, të votohet sepse ka një çështje
Ballkani dhe vendet që janë të përfshira në këtë proces në vendin tonë mund ta parashikojmë sa vështirësi nxjerrin rrugës mes njëra tjetrës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, të natyrës krejtësisht politike, dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE.
Në çështjen mes nesh dhe Greqisë nuk e kam zgjatur shumë, unë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh, që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe në të gjitha rastet është një çështje që sa na takon nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as e përmbajtjes e marrëdhënies tonë me Greqinë, që është një partner strategjik, vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria, duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit”, tha Rama.