Pak para nisjes së protestës, Berisha bën deklaratën e fortë: Jetën e japim, do të mbrojmë votën

Në prag të nisjes së protestë së opozitës, Sali Berisha në një dokleatë për mediat u shpreh se këtë herë “jetën e japim, por votën jo”.

Ndër të tjera bëhet me dije se gjatë fjalës së tij për mediat Berisha ka shtuar se kanë nisur një betejë pa kthim kundër “regjimit të Edi Ramës”.

“Çdo shqiptar duhet të ndalet dhe të shtrojë pyetjen nëse beson se vota e lirë është jetike. Që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë.

A ka votë të lirë me Ramën? Do jemi luftëtarët e parë në rrugë. Ju rikujtoj se në 1997 kur armiqtë të egër erdhën me rebelim komunist në pushtet menduan se na shfarosen, filluan betejën me 30 vetë në oborrin tonë, i mundëm ata. Kësaj here jetën e japim dhe votën nuk e japim. Jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT