Pallati u përfshi nga flakët, riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, sërish panik

Zjarri në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë është riaktivizuar sërish, duke rikthyer kështu sërish panikun.
Një vatër në katin e fundit të pallatit 12-katësh është aktivizuar sërish.
Mësohet se është riaktivizuar një vatër në katin e fundit të qendrës tregtare.
Kujtojmë se më herët, sipas policisë, operacioni i evakuim shpëtimit kishte përfunduar dhe se në spital ishin dërguar 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën./m.j