“Parlamenti nën kontrollin e gardës së kuqe”/ Berisha jashtë Kuvendit: U bë me urdhër të Ramës

Mes deputëtve të përjashtuar që kanë tentuar ditën e sotme të hyjë në Parlament, ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pasta ata janë penguar nga Garsa, Berisha tha për gazetarët se kjo është bërë me urdhër të Ramës. Sipas Berishës, Parlamenti është nën kontroll policesk nga garda e kuqe.

“Si rrugëzgjidhje kanë gjetur që të mos futet asnjë deputeti i opozitës në Parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që janë përjashtuar, por shumica duhet të jenë në seanca. Por sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës.”- tha Berisha.

Janë 13 dpeutët të opozitës që janë përjashtuar, pas trazirave të shkatuara në seancën e fundit, ku ata ndezën tymuese, kapsolla dhe krijuan kaos teksa votohej buxheti i vitit 2024.

Deputëtët e përjashtuar:

  • Gazment Bardhi
  • Sali Berisha
  • Flamur Noka
  • Edi Paloka
  • Albana Vokshi
  • Elda Hoti
  • Ervin Salianji
  • Bledion Nallbati
  • Asllan Dogjani
  • Lefter Gështenja
  • Isuf Çelaj
  • Luan Baçi
  • Xhelal Mziu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT