Pritej arrestimi/ Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, ja arsyeja

GJKKO ka shtyrë seancën për vendosjen e masës së sigurisë për ish-kyeministrin Sali Berisha.
Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës, për përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj, teksa seanca e rradhës pritet të mbahet ditën e nesërme më 27 dhjetor, në orën 11:00.
SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e parë të vendosur ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes, e cila këkronte që Berisha të shkonte në Prokuorinë e Posaçme dy herë në muaj.
Më herët, Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Pasrtizani”, ku nën hetim është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.