Pse nuk ishte në protestat e Berishës? Meta: Do jem sipas rastit, përkrah çdo protestë…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një fjalë të shkurtër për mediat teksa i pyetur se përse ka munguar në protestat e organizuara nga rithemelimi, e drejtuar nga Sali Berisha, u shpreh se ai do të përkrahë çdo protestë në mbrojtje të demokracisë dhe parlamentarizmit.

Ai tha se kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend, ndaj ai dhe Partia e Lirisë do të përkrahin çdo që synon gjallërimin e opozitarizmin në vend.

“Kam qenë do të jem edhe sipas rastit, në përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të zotit Berisha, por në mborjtje të demokracisë, të parlamentarizmit. Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendposjen e normalitetit në vend dhe kjo ndodh vetëm në rast se plotësohën tre kërkesat lidhur me parlamentin.

Ndërkohë që kemi hapa pas siç ishte rasti i komisioneve hetimore, ku mazhoranca bën gjithçka për të bllokuar mundësinë që kushtetuta ia jep opozitës për të garantuar llogaridhënien dhe pa dyshim në çdo nismë që synon gjallërimin e opozitarizmin në vend. Kjo është në interest të qytetarëve”, tha Ilir Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT