Punimet në Lotin 3 të Unazës Lindore/ Njoftimi i ARRSH: Të shtunën ka bllokim, ja rrugët nga duhet të kaloni

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se ditën e shtunë, 16 dhjetor, do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë, për shkak të punimeve që do të kryhen në këtë rrugë.

ARRSH njofton se ditën e shtunë do të bëhet asfaltimi i rrugës, dhe për këtë arsye, mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor ‘Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)’ në drejtimin Shkozë-Farkë”, njofton ARRSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT