Reshje dëbore gjatë natës, ARRSH: Ja rrugët ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dendura dëbore në disa akse rrugore.

Dëbora ka rënë në Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Njoftimi i ARRSH:

❄️Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit 🌨️ka pasur reshje dëbore në akset📍Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë🌨️
🌡️Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C🗻
🚧Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës🚜 pa ndërprerje🦺
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

Back to top button
LAJMET E FUNDIT