SPAK gati arrestimin e tij? Berisha thërret protestë ditën e hënë

Këshilli i Mandateve pritet të vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër bëhet me dije se vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur një protestë në po të njëjtën datë.
Vendimi është marrë në kryesinë e PD-së të mbledhur mesditën e sotme, teksa bëhet me dije se ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë popullore tek Kuvendi i Shqipërisë.
Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.