SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të Redjan Rrajës apo familjarëve. Bashkë me to, edhe Audin luksoz të Kejvina Kthjellës, me të cilën thuhet se Rraja kishte një lidhje, edhe pse ishte i martuar.

Sipas SPAK, mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

-Pasuria e llojit apartament me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

-2 (dy) automjete të tipit “Audi – A8”.

-Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

-Një orë dore tip “Roleks”.

-Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.  Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT