TRONDITËSE/ Shqiptari dhunon barbarisht dhe qëllon 7 herë me thikë 27-vjeçaren shtatzënë në Itali (EMRAT)

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali. Një shqiptar raportohet se ka dhunuar barbarisht dhe ka qëlluar me thikë një grua shtatzënë, duke i shktuar vdekjen.

Sipas mediave italiane, viktima është 27-vjeçarja Vanessa Ballan, e cila ishte 3 muajshe shtatzënë me fëmijën e dytë, teksa ishte nënë e një 4-vjeçari. E reja u sulmua nga 41-vjeçari Bujar Fandaj, me origjinë nga Kosova, në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos. Raportohet se ajo e kishte denoncuar më herët shqiptarin për përndjekje dhe ngacmim.

27-vjeçarja u gjet e vdekur nga bashkëshorti i saj, i cili lajmëroi policinë, teksa në trupin e viktimës u konstatuan të paktën shtatë plagë të shkaktuara me thikë në pjesën e gjoksit. Po ashtu, fytyra e saj ishte e fryrë nga dhuna barbare.

Pas krimit, shqiptari është larguar në drejtim të paditur, teksa polcia i ëhstë vënë nga pas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT