TRONDITET Praga/ Sulm me armë në qendër të qytetit, disa të vrarë dhe të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Republikën Çeke, ku disa persona raportohet se kanë ndërruar jetë pas një sulmi me armë në qendër të kryeqytetit Pragë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit të Arteve, në “Charles Bridge”, një nga atraksionet më të mëdha turistike të qytetit. Një person raportohet se ka hapur zjarr me armë, duke vrarë e plagosur dhjetëra persona, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Videot e shpërndara nga dëshmitarët okularë tregojnë turmat e njerëzve që vrapojnë të tmerruar për t’u larguar nga sheshi. Po ashtu, në pamje njerëzit shihen duke vrapuar me duart e tyre të ngritura në ajër nga godina e Fakultetit të Arteve të Universitetit në kryeqytet, ndërsa oficerë policie të armatosur qëndronin pranë.

Imazhet që qarkullojnë në mediat çeke tregojnë personin e armatosur duke qëndruar në majë të ndërtesës së universitetit përpara se të vritej nga policia.

“Si rezultat i të shtënave, ne dërguam disa ekipe shpëtimi në vendngjarje. Ka shumë të plagosur dhe disa viktima. Numri i saktë nuk dihet ende“– thuhet në njoftimin e autoriteteve që këshillojnë njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT