VIDEO/ Deputeti socialist “shkrihet” së qeshuri në mes të mbledhjes, nuk lexon dot projekt-ligjin

Protestat e nisura nga opozita i kanë detyruar deputetët e Partisë Socialiste të zhvillojnë mbledhjet e Komisioneve Parlamentare online prej disa javësh thashmë.
Kjo ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku Komisioni i ekonomisë ka zhvilluar mbledhjen në platfoprmën “ZOOM”. Por duket se në mbledhjet online, është e vështirë të ruhet serioziteti, e këtë e ka provuar sot deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
Çyrbja ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë, dheteksa ishte duke lexuar akt-marrëveshjen, e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.
Siç shihet nga videoja, Çyrbja ndodhet në zyrë nga ku bëri lidhjen online, me një person tjetër, i cili duket se e bën të qeshë. E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom. Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën, derisa doli nga zoom.
Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (infrastruktura komunale, faza V, pjesa II)” u bë nga Denisi Deliu i cili e justifikoi me ‘defekt teknik’ largimin e Jurgis Çyrbes nga zoom.