VIDEO/ “Do vijmë me ty nëse të fusin”, protestuesja ‘nuk i ndahet’ Berishës, e shoqëron deri tek makina

Teksa Kuvendi, në seancën e zhvilluar në kushte jo normale, votonte për heqjen e mandatit për ish-kryeministrin Sali Berisha, jashtë zhvillohej protestë.
Nga mbështetësit e ish-kryeministrit, dueket se një grua ka qenë më besnikja, pasi e ka ndjekur Berishën deri në selinë e PD, ku ai zhvilloi një mbledhje private me deputetët e tij.
Pasi Berisha doli nga selia dhe iu drejtua makinës, ajo e ka shoqëruar, duke i thënë se do ta mbështesnin nëse GJJKO do të rëndonte masën.
“Do të vijmë me ty nëse të fusin”, ka thënë ajo.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 75 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha, duke i hapur kështu rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Nga ana tjetër, kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës.