VIDEO E RËNDË/ Studentët në Pragë fshihen në klasë, teksa jasht ëdëgjohen të shtënat

Një sulm me armë zjarri në Universitetin e Arteve në Pragë ka ndodhur ditën e sotme duke shkaktuar të paktën 11 viktima përfshi këtu edhe autorin.

Një video e re është publikuar, ku tregohen studentët të cilët janë fshehur brenda klasave, teksa jashtë dëgjohen të shtënat. Në video shihet po ashtu, se dera e klasës është e bllokuar me karrige dhe tavolina, për shkak se sulmuesi ndodhej brenda godinës dhe hapi zjarr nga çatia e Universitetit.

Sipas mediave të huaja, sulmi ishte i paralajmëruar, pasi më herët, në llogarinë e Universitetit kishte mbërriur një email, ku stafi dhe studentët paralajmëroheshin që të qëndronin nëpër klasa dhe të mos dilnin jashtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT