VIDEO/ Paraqitet në SPAK kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nuk dihet ende se pse është thirrur Çako në SPAK, teksa vetë ai, nuk ka bërë asnjë koment në momentin që është paraqitur në SPAK.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Haki Çako tha shkurtimisht se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

“Jam thirrur në cilësinë e personit që kam dijeni për një çështje, por që nuk lidhet as me mua personalisht, as me detyrën time dhe as atë të institucionit”, tha ai shkurtimisht.

Kujtojmë se Haki Çako ka mbajtur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit para se të merrte detyrën e kreut të Emergjencave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT