VIDEO/ ‘Tensioni’ mes kryeministrit të Hungarisë dhe presidentit ukrainas, çfarë bisedoi Orban me Zelensky

Ditën e djeshme sytë e botës u kthyen nga Argjentina, aty ku liberali radikal, Javier Milei u betua si president i vendit.
Megjithatë, pavarësisht se personazhi kryesor ishte Milei, të gjithë vëmendjen e tërhoqën Volodymir Zelensky dhe Victor Orban.
Dy liderët evropianë ishin të pranishëm në ceremoni duke qëndruar krah njëri tjetrit, por në një moment, ata janë parë duke debatuar intensivisht me njëri-tjetrin. As presidenti i Ukrainas dhe as kryeministri hungarez nuk kanë zbuluar se çfarë u tha mes tyre, por në video ata shihen duke debatuar intensivisht me njëri-tjetrin.
Orban ka kundërshtuar me zë të lartë përparimin e kërkesës së Kievit për t’u bashkuar me BE, teksa njihet edhe si mbështetës i politikave të Rusisë.
Të enjten, liderët e BE-së do të mblidhen në Bruksel, ku plani, të paktën, është të ndezin dritën jeshile për fillimin e bisedimeve zyrtare të pranimit për Ukrainën. Ky është hapi tjetër në një shkallë shumë të gjatë drejt anëtarësimit të plotë në BE, megjithëse nuk ka garanci për sukses.
Kritikët e Orban e quajnë liderin hungarez “zëdhënës për Vladimir Putin”, pasi ai ka mbajtur lidhje me presidentin rus, pavarësisht luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Pavarësisht se ka tundur kokën përmes paketave të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër Moskës, Orban është shprehur gjithashtu kundër dërgimit të më shumë parave dhe armëve në Ukrainë.
Disa besojnë se lideri i Hungarisë po përdor Ukrainën si një mjet pazaresh, për të provuar të nxjerrë më shumë para nga BE.