A do ta votojë me PS-në Reformën Zgjedhore? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për mediat pasditen e sotme, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur nga gazetarët nëse do të bashkojnë votat me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore, kryetari i PD tha se do të votojë çdo projekt të propozimit të saj publik që e konsideron pjesë të interesit publik.
“Përgjigja është shumë e thjeshtë, PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës.
Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”, tha Basha.