Bardhi: Takimi i radhës për “Zgjedhoren”, vijim i farsës! Komisionet do i bllokojmë derisa të përmbushen kushtet tona

Pas përfundimit të mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi tha se takimi i radhës i Komisionit të Reformës Zgjedhore është vijim i farsës.
Ai thotë se e mbledhin komisionin pasi e dinë strategjinë e tyre se do bllokojnë deri sa t’u plotësohen kushtet.
”Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita. Jemi ne që kemi ngritur shqetësim.
Pse është bllokuar reforma zgjedhore, ca ndodhi në 22 muaj që nuk u mblodh komisioni. Pse nuk u zhvillua asnjë mbledhje? Tani që opozita ngre zërin, hajde bëjmë sikur po bëjmë një mbledhje që të kalojën edhe disa muaj dhe ta dështojmë reformën zgjedhore”, tha Bardhi.