“Bëhu me mua se jam katolik më i mirë”, si e refuzoi Skënderbeu princin që i kërkoi aleancë

Në morinë e informacioneve që dihen për Skënderbeun, historiani Pëllumb Xhufi evidenton disa pika të rëndësishme. Ai thotë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se arkivi i Venedikut ka botuar 26 vëllime  dokumentesh për Skënderbun dhe ngjarjet e kohës që lidheshin me Heroin Kombëtar.

Marrëdhëniet e mira me Papatin do t’i siguronin titullin mbret nëse nuk do të kishte ndodhur një rastësi fatkeqe. Historiani flet edhe për ndërrimin e feve që kishte bërë Skënderbeu dhe aftësitë e tij diplomatike e strategjike.

Aldo: Herë quhej princ e herë quhej mbret.

Pëllumb Xhufi: Mbret nuk u bë dot.

Aldo: S’u bë dot.

Pëllumb Xhufi: Për fat të keq nuk u bë dot dhe ishte e parashikuar siç e thotë Papa Piu II q ë ishte një bashkëkohës dhe mbështetës i fortë i Skënderbeut. Do bëhej kryqëzata në vitin 1464, do nisej nga Ankona dhe erdhi flota, u bë gati dhe vdiq Papa për fat të keq, ishte organizatori dhe Papa i kishte premtuar Skënderbeut dy gjëra, që: ti do bëhesh mbret i Shqipërisë dhe e dyta, do merrte se shteti i Skënderbeut që mjaft i rrudhur, po themi një shtet i Ismail Qemalit pas 500 vjetësh do zgjerohej në treva të tjera shqiptare në Maqedoni, në veri etj mirëpo ky rast iku për një koincidencë fatale, vdekja e Papës nuk realizoi kryqëzatën dhe Skënderbeu nuk u bë por ngeli gjithmonë Dominus Albanie, domethënë “Zoti i shqiptarëve”.

Aldo: Ndërkohë ju thoni që Skënderbeu ka ndërruar tre fe?

Pëllumb Xhufi: Jo vetëm Skënderbeu, edhe i ati i tij ka ndërruar tre fe. Skënderbeu edhe në këtë qe inovator sepse fenë e kishte të dashur, por nuk thoshte “fe dhe atdhe” por “atdhe dhe fe”. Këtë e nxjerr shumë mirë në një letër që i çon princit të Tarentit, të Italisë së Jugut se ai i thotë “që bëhu me mua” se ishte në luftë me mbretin e Napolit, “bëhu me mua sepse unë jam edhe më katolik se mbreti i Napolit” dhe i thotë “katolikë jemi të gjithë, të gjithë ne që pagëzohemi jemi njësoj katolikë dhe nuk ka katolikë më të mirë dhe më të këqinj. Problemi është që mbreti i Napolit më ndihmon kundër turqve mua, kurse ti lufton kundër atij që mua më ndihmon kundër turqve, domethënë je armiku im, këtu është llogaria që bëj unë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT