“Bie në dashuri me dhunuesin tënd”/ Curri: Nga turpi nuk raportohen as incestet

Nisur nga rasti i rëndë i raportuar pak ditë më parë në Tiranë ku Jetnor Zhaboli mbante të mbyllur brenda familjarët e tij dhe ngjarja nuk raportohej prej muajsh, analisti Arjan Curri ka ngritur një shqetësim tjetër.
I ftuar në Top Story, Curri tha se se problemi është tek personat që kishin dijeni dhe nuk e kanë raportuar për shkak të opinionit. Ai tha se për shkak të ‘turpit’ nuk raportohen as rastet e incestit, madje ka nëna që nuk mjekojnë fëmijët e sëmurë për shkak të opinionit.
“Fakti që tek letra kjo grua i përmendte familjarët me emër, ishte duke kërkuar ndihmë. Fakti që shkruan letra vetëvrasje dhe nuk e kryen, është një mënyrë për të kërkuar ndihmë. Bie në dashuri me dhunuesin tënd dhe kërkon ndihmë. Problemi është i njerëzve që nuk e ka kallëzuar si krim. Për shkak të turpit, fshihet edhe incesti. Këtu na mbyti turpi dhe opinioni, ‘djali im se bënë këtë’ dhe kur e dinë e mbyllin gojën. Abuzime emocional është më i rëndë se ai fizik dhe nuk flasin. Është një lloj injorance ‘mos fol se na turpëron’. Ka nëna që nuk i kurojnë fëmijët se mos i merr vesh lagjja, primitive. Fakti që i themi këtu në emision dhe opinioni reagon më shumë, është i papërgatitur për tu përballur me këto”- tha Curri.
Curri tregoi edhe histori personale, ku miqtë e tij detyrohen të fotografojnë tavolinën për të vërtetuar bashkëshortit me kë janë, por ky tolerimi sjell pasoja.
“Historitë më habisin. Një shoqja ime kishte lënë celularin me audio sepse partneri i saj përgjonte telefonin. Dashuria sa të mira sjell aq të këqija. Burri flet me xhindet, këto vijnë gradualisht. Në fillim i tolerojnë dhe kënaqen. Audio video foto në fillim nuk të duket sjellje e sëmurë. Ha një shpullë, të thotë nëna burra janë ata. Nuk bëhet brenda ditës kjo, ti ka dhënë shenjat, kështu e ka natyra njerëzore, ti jep shenja sado të vogla që të pëlqejnë por ti nuk i ndalon dot më. Nuk ka ushtar dhe polici që të rri ty nga mbrapa. E mbron në momentet e para të vënies së re së sjelljes. Dashuria dhe familja ose parajsa ose ferri”- përfundoi Curri.