Çfarë i ndodhi Ramës? Kryeministri shfaqet me karrocë “invalidi” në Spanjë (VIDEO)

Në Panairin e Turizmit në Madrid të Spanjës, kryeministri Edi Rama ishte  i shoqëruar  nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe disa kryebashkiakë.

Në një video e cila po qarkullon në rrjet shihet kryeministri Rama, me një karrocë invalidësh elektrike ku e shoqëronin disa persona të tjerë.

Burime  nga zyra e kryeministrit, thanë se Rama e ka përdorur karrocë për shkak se kishte dhimbje mesi.

Kujtojmë se kryeministri Rama vuan nga hernia diskale e cila është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.

Në video shihet, kryebashkiakja e Durrësit dhe ai i Sarandës të cilët e shohin të buzëqeshur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT