Çfarë ndodhi? Senati i SHBA refuzon kandidatin David Kostelancick si ambasador në Shqipëri

Senati Amerikan ka refuzuar kandidaturën e propozuar nga Joe Biden, për ambasadorin e ri në Shqipëri.

Mësohet se David Kostelancik nuk mund të jetë ambasador në vendin tonë dhe duhet që presidenti Biden të propozojë një tjetër emër. Kostelancik u emërua nga Biden si ambasador në Shqipëri më 24 janar 2023, ndërsa më parë ka shërbyer më parë si diplomat në Shqipëri.

Kostelancik njihet si diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador nga Biden, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Duke qenë se kandidatura e tij nuk u miratua nga Senati, procedura parashikon se presidenti i SHBA Biden mund të çojë sërish të njëjtin emër, atë të diplomatit Kostelancik ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. Emri i ri që do të miratohet edhe nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT