E FUNDIT/ Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, rikthehet në paraburgim 50-vjeçar shqiptar

Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunuar prej disa vitesh vajzën e mitur, do të rikthehet në paraburgim.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Greqi.
Pak ditë më parë 50-vjeçari u la në masën ‘arrest shtëpie’, por mesa duket vendimi ndryshoi dhe do të duhet që të kthehet në qelitë e paraburgimit deri në seancën e radhës.
Më herët Mihalis Vasilikos, avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij pasi mësoi që ai i përdhunonte vajzën, është bërë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’.
Ai ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë, teksa tha se klienti i tij nuk donte që të vriste Erjon Pelivanin, por që ky i fundit t’i pranonte akuzat e vajzës së tij.