“E kisha si vëlla”, kolegu i policit të vetëvrarë shpërthen në lot: Nuk mund të shprehem

Familjarë, miq dhe kolegë kanë përcjellë për në banesën e fundit, specialistin e Policisë Kriminale, Arben Pjeçi, i cili u vetëvra me armën e shërbimit në komisariatin e Durrësit.

Nënkomisar Pjeçi, baba i dy fëmijëve, i dha fund jetës së tij pas urdhrit të lirimit, ndërsa ishte në gjendje të rënduar që nga vera e vitit të kaluar, kur gjykata e Durrësit e dënoi me 40 orë punë në komunitet, pasi i pezulloi dënimin me 3 muaj burg për plagosje të lehtë.

Dhimbja ishte e madhe si për të afërmit ashtu edhe për miqtë e kolegët që e kujtojnë 56-vjeçarin si djalë punëtor, të ndershëm e me sedër.

Njëri prej tyre duke folur për mediat ka shpërthyer në lot dhe ka thënë se Pjeçin e kishte si vëlla.

“E kam pas shumë mik, nuk mund të shprehem. E merrja këtu se kisha makinën, e çoja në Divjakë e shkoja me të. E kam pas si vëlla. Kam punuar para gjashtë vjetëve me të, këtu e takoja shpesh herë. E kam pas shumë mik, e shumë vëlla”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT